Ndërsa Qeveria vijon turin e projekteve në letër më bëri përshtypje se si deri më sot në asnjë qark të veriut Qeveria nuk ka ardhur për të prezantuar një projekt konkret.
Aeroporti i Gjadrit gjendet shumë afër Shkodrës dhe në një pozicion të përkryer për të qenë një qendër e veriut dhe gjithashtu edhe e Kosovës. Mirëpo, mbi 100 mln euro që janë shpenzuar për aeroporte në jug,në një zonë të mbrojtur mund të ishin fare mirë miliona për t’u shpenzuar në aeroportin e Gjadrit,por jo ajo zonë duhej të kthehej në kamp strehimi për të huajt.
Ndërsa Qeveria i gënjeu kuksianët me një aeroport ndërkohë qyteti i tyre braktiset përditë nga të rinjtë,sepse qeverisja e korrupsionit nuk ofron vizionin ekonomik përpos se kanabizimin e bujqësisë, Gjadri qëndronte i lirë për t’u kthyer në një aeroport të veriut dhe qendër për veriun.
Para pak ditësh ministrja prezantoi nismën për të kthyer në qendër të rajonit Vlorën në lidhje me aeronautikën.Po përse mos të ishte edhe Shkodra apo zona mes qarkut Lezhë-Shkodër realisht një qendër e tillë? Përse pra diskriminohet veriu me projekte të tilla ndërsa përdoret vetëm si trofe i kryeministrit pa marrë asnjë investim?
Prapambetja në investime është e qëllimtë dhe këtë nuk e fsheh dot as kryeministri që maskohet pas një pjese të preardhjes së tij shkodrane. Ne deri më tani nuk kemi një spital të madh rajonal dhe model për veriuin e vendit. Shkodranët, lezhjanët, matjanët, kuksianët u duhet të zbresin në Tiranë për të marrë një trajtim të themi dinjitoz. Përse pra mungon një spital i tillë rajonal? Pasi qeveria nuk paguan për veriun. Thjesht u merr taksat dhe më pas u ofron damkën dhe harresën.