Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të SPAK.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se SPAK ka lëshuar 9 urdhër-arreste, përfshirë kreun e IMT-së, Mariglen Qato dhe Redi Mollën.
Redi Molla është ish-drejtor i UKT, i larguar nga detyra në vitin 2020, ndërsa Qato ish-drejtor i IMT në vitet 2015-2022
Gjithashtu, një urdhër arresti është lëshuar për biznesmenin, Nestor Muhametllari.
Arrestimet janë kryer në kuadër të të ashtuquajturës Dosja 5D, për të cilën opozita ka bërë denoncime të shumta.