Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar ditën e sotme një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp.
Ai pritet të dalë para mediave rreth orës 13:00. Ndërkohë, sipas burimeve të gazetarit Osman Stafa, Bardhi do të denoncojë një familjar të kryeministrit Edi Rama.
Disa ditë më parë u arrit marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës për krijimin e dy komisioneve hetimore, komisioni për Shëndetësinë dhe komisioni për TIMS. Gjithashtu u rikthye normaliteti në zhvillimin e seancave plenare.