Pas pauzës së Kombëtareve, rikthehet kampionati “Abissnet Superiore” me sfidat e javës së 29-të, që do të luhen të premten dhe të shtunën. Skuadra e Vllaznisë pret në “Loro Boriçi” diten e nesërme Erzenin e Shijakut . Në prag të këtij takimi trajneri kuqeblu Qatip Osmani dha një prononcim për mediat

Osmani e pranon se përballjet me shijakasit këtë sezon kanë qënë të vështira ndaj mobilizimi në këtë sfidë do të jetë maksimal nga djemtë e Vllazninë, por beson tek marrja e tre pikëshit në këtë përballje

Mungesë e sigurtë në ndeshjen e nesërme do të jetë Smajli, për shkak dëmtimi, ndërsa për Qarrin pritet të konfirmohet nga stafi mjeksor nëse do të jetë në fushë mbrëmjen e nesërme.

Takimet e kësaj jave do të jenë Egnatia-Kukësi. Vllaznia – Erzeni.

Tirana – Teuta. Laçi – Partizani dhe Dinamo City – Skënderbeu