Pas Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e “Big Brother VIP” do të kemi një tjetër dasmë.

Vëllai i Madh i ka vendosur banorët para një sfide, ku ata do duhet të organizojnë një dasmë, duke zgjedhur çiftin që do celebrohet, dëshmitarët por dhe familjarët e nuses dhe dhëndrit. Çifti që do të celebrohen do të jenë Heidi dhe Romeo, të cilët në ditët e fundit janë kthyer sërish bashkë, pas ndarjes.

Dasma do të organizohet mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 dhe të gjithë banorët do marrin nga një rol për të organizuar këtë festë.

Ju ftojmë ta ndiqni LIVE, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”