Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar sot në prangat e policisë me urdhër të SPAK.
Mësohe se në pranga kanë rënë Redi Molla, Taulant Tusha dhe Mariglen Qato.
Sakaq, SPAK ka caktuar masën e sigurimit “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasve Eglantina Zere, Enton Punavia, Debora Keçi, Nestor Muhametllari, Julian Zanaj dhe Albano Janku.
Arrestimet janë kryer në kuadër të të ashtuquajturës Dosja 5D, për të cilën opozita ka bërë denoncime të shumta.