Në bllokun e pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka nisur puna për transformimin e kësaj zone.

Një investim i Bashkisë Shkodër që përfshin rikonstruksionin e fasadave të pallateve dhe sistemimin e plotë të sheshit.

Për banorët, kjo ndërhyrje ka qënë mëse e nevojshme pasi prej rreth 30 vitesh nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje.

Për këtë projekt financohen rreth 42 milion lekë të reja, dhe punimet duhet të përfundojnë brenda 6 muajve.