Policia e Shkodrës, dyshon se tritoli ndaj banesës së 62 vjecares një ditë më parë në Shkodër, mund të jënë bastet online. Kjo është pista kryesore e hetimit nga ana e grupit hetimorë të policisë së Shkodrës. Një ditë më parë, Frida Sala dhe Dori Sala janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Shkodrës ku kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

“E vetmja punë që bëj është ajo në një kompani internet dhe nuk kam lidhje me asgjë tjetër. Nuk e di kush mund të jenë autorët pasi nuk kam asnjë konflikt”- mësohet të ketë thënë djali i 62 vjecares ne Policine e Shkodrës.

Megjithatë grupi hetimorë ka përjashtuar pistën për shkak të detyrës së 62 vjecares e cila punon pranë peshores në doganën e Hanit të Hotit, duke u përqëndruar tek aktiviteti i të biri, i cili dyshohet se nëpërmjet kompanisë së internetit mund të jetë përfshirë në mirëmbatjen e serverave online të kompanive të basteve cka mund të jetë edhe shkaku i vendosjes së tritolit pranë banesës së tyre një ditë më parë në orët e para të mëngjesit.