Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për goditjen e grupit prej 5 persona që trafikonin armë nga Shkodra në Tiranë. Mes të arrestuarve është edhe një efektive e Policisë së Burgjeve, Denisa Halilaj. Balla thotë se është prioritet dhe detyrë kryesore e Policisë së Shtetit që të godasë këto rrjete kriminale.

“Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim për ngjarje kriminale. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo ndalimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë. Falë hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë është identifikuar dhe ndalur një grup kriminal prej pesë personash, të cilët trafikonin armë zjarri dhe municione nga Shkodra drejt Tiranës”, shkruan Balla.