Marjan Kulli dhe Armando Preka janë 2 veteriner të rinj të cilët i janë bashkuar agjencisë së shërbimit veteriner përgjatë viteve të fundit. Ata tregojnë dëshirën për të qenë pjesë e fermerëve të Vaut të Dejës.

Mes mundësisë së emigrimit dhe dëshirës për të shërbyer në vendlindje, të rinjtë zgjedhin këtë të fundit.

“E kam pasur ëndërr që fëmijë dhe nuk është profesion i lehtë, por kur e do një gjë i tejkalon vështirësitë”.

“Kur jeton në një zonë ku 90% e të ardhurave vjen nga bujqësia dhe ferma, më ka nxitur më shumë dëshirën të punojë si veteriner. Për personat që kanë vendosur që të ardhmen e tyre ta shohin në Shqipëri le ta kthejnë kokën nga fshati”, thanë dy të rinjtë.

Në 5 vitet e fundit agjencia e shërbimit veteriner u ka dhënë mundësi dhjetëra të rinjve që të bëhen pjesë e saj duke kthyer kështu vëmendjen jo vetëm drejt punësimit të tyre por edhe ndjekës së ëndrrave për të shërbyer në komunitetin ku jetojnë.