Shoqatat mjedisore në bashkëpunim me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Shkodrës morën pjesë sot në mbjelljen e fidanëve të rinj në malin e Taraboshit.
Ambientalisti Mirsad Basha thekson se ky është aksioni i 64 që po ndërmerret, ku për gjatë këtyre viteve janë mbjellur rreth 12 000 fidanë .
Kjo iniciativë, që tashmë është kthyer në traditë pritet ta kthejë këtë zonë në një atraksion për të gjithë të apasionuarit pas natyrës.
Në aksionin e sotëm të rinjtë e shkollave të qytetit dhe aktivistët mbollën 200 fidanë pishe.
Viti 2024 është shpallur nga qeveria si “Viti i Pyjeve”, ku në fokus do të jetë jo vetëm mbrojtja, por edhe mbarështimi i pyjeve të reja.