Bardh Spahia, anëtar i Kryesisë së PD-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se Edi Rama dhe Benet Beci po bashkëpunojnë me bandat për të uzurpuar Shkodrën.

Duke e cilësuar Edi Ramën një mashtrues të rëndomtë, Spahia shprehet se në vend që të mashtrojë shkodranët dhe lezhianët, Edi Rama bën mirë të mbarojë rrugën e premtuar 5 vite më parë.

“Rajoni ynë i mrekullueshëm, me resurse të jashtëzakonshme turistikë, nuk ka pse vuan braktisjen, paaftësinë dhe korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës”, shkruan Spahia.