Gjykata e ekstradimeve në Londër e ka vlerësuar të plotë dosjen dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, për katër britanikët dhe një shqiptarë të kërkuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin me 19 prill te vitit 2023. 25 Marsi eshte data e nisjes se shqyrtimit në themel të kërkesës së shtetit shqiptarë.
Katër britaniket dhe shqiptari Edmond Haxhia, pranuan nisjen e shqyrtimit të kërkesës të Shqipërisë. Shqyrtimi i kësaj dosje ekstradimi parashikohet të zgjasë shtatë ditë.
Hetimet e prokurorisë së Lezhës për këtë vrasje kanë mbërritur në përfundimin e katër britanikët erdhën në Shqipëri dhe dyshohet se vepruan për të mbajtur në vëzhgim viktimën.
Ndërkohë portugezi Ruben Saraiva me nënshtetësi portugeze dhe rezidencë Angli dyshohet se është ekzekutori Nikulajat. Ai u ekstradua nga Maroku në Shqipëri fund-vitin e shkuar.
Shteti shqiptar do ta mësojë vendimin e gjykatës së Londrës nëse do të jetë në favor apo jo të ekstradimit të tyre fundin e muajit Prill.
Edhe nëse vendimi do të jetë pro ekstradimit të katër britanikëve dhe shqiptarit Edmond Haxhia, beteja ligjore do të zhvendoset në Gjykatën.