Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump dhe një figurë e shquar në politikën amerikane, ka vendosur të investojë në Ballkan konkretisht në Shqipëri dhe Serbi, projekte me vlerë nga 1 miliardë dollarë.
Ndër projektet ambicioze të Kushner është shndërrimi i ishullit të Sazanit të Shqipërisë, dikur një bastion ushtarak, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman.
“Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 1400 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner për The New York Post.
“Uji është blu kristal si Maldivet. Eshte e bukur. Plazhet janë të pabesueshme dhe është vetëm një nga këto vende të veçanta.”, tha ai.
Së bashku me miqtë e tij Richard Grenell, ish-ambasadorin e SHBA-së në Gjermani dhe zhvilluesin e NYC Asher Abehsera, Kushner tha se tërhiqet nga sektori i turizmit në zhvillim të Shqipërisë, nga rritja e tij e shpejtë dhe vlerësimi ndërkombëtar.
Pas largimit të tij nga qeveria, Kushner themeloi Affinity, një firmë e kapitalit privat që ka grumbulluar asete prej 3.1 miliardë dollarësh. Firma siguroi mbështetje të konsiderueshme nga investitorët e mbështetur nga Lindja e Mesme, veçanërisht duke marrë rreth 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.
Megjithëse ky investim ka ngritur polemika dhe kritika ndaj tij, Kushner tha se ka ndjekur dhe ligj dhe rregull etike për zbatimin e projekteve.