Në 12 maj do të zhvillohet zgjedhjet brenda Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, Blendi Klosi u shpreh se PS po përgatitet për zgjedhjet dhe se është në një proces riogranizimi. Gjithashtu shtoi se qëllimi është që të arrihen 50 mijë anëtarësime të reja.
“PS po përgatitet fuqishëm dhe jemi në një proces riorganizimi. E kemi thënë që PS është e fortë sepse është e mirëorganizuar dhe po punojmë për të pasur një proces sa më të mirë. Gjatë fazës së dytë kemi pasur një fushatë të gjerë rianëtarësimesh”, tha ai.