Monumentet e Kulturës të rëndësisë së veçantë në Shkodër rrezikojnë të zhduken, duke qënë se një pjesë e shtëpive muze tashmë janë shembur, siç është ajo e “Luigj Gurakuqit” dhe familjes “Sokoli”. Studiuesi Zamir Tafilica thotë se institucionet që merren me mbrojtjen e monumenteve kulturore nuk duhet të tregojnë neglishezencë përballë kësaj situate.

Banesat karakteristike shkodrane të shpallura monument kulture, nuk duhet të ishin lënë në këtë gjendje, ato fare mirë mund të shfrytëzohen edhe për turizmin kulturor, thekson studiuesi Tafilica.

Megjithatë, Shkodra është një prej qyteteve, ku fatmirësisht ende kanë mbetur shtëpi të vjetra dhe zona historike të padëmtuara. Një pjesë e pronarëve në zonën e “Gjuhadolit” kanë përfituar deri në 50 mijë Dollarë për rijetëzimin e tyre dhe shndërrimin në biznese për turizëm.