Indri Qyteza është aktori me famë ndërkombëtare që prej vitesh merret me projektet teatrore dhe kinematografike në kryeqytetin italian, Romë dhe jo vetëm.

I gjendur në Shkodër për një projekt të ri, ai tregon më shumë rreth karrierës së tij në fqinjin përtej Adriatikut.

Ndonëse jeton prej vitesh jashtë vendit, pasi atje ka krijuar edhe familjen e tij të re, aktori shkodran i ndjek me vëmendje zhvillimet artistike të Shkodrës, ku vite më parë ka qenë pjesë e tyre.

Indri Qyteza rrjedh nga një familje me traditë në fushën e aktrimit. Ai është nipi i aktorit të shquar shkodran Bep Shiroka. Indri numëron projekte dhe realizime të shumta në fushën e aktrimit, të cilat synon t’i thellojë edhe më shumë.