Policia e Shkodrës ka dyshime se 35 vjeçarit Gent Larushku nga fshati Grude e Re nuk i është bërë atentat por e ka sajuar vetë ngjarjen. Pritet që gjithçka të qartësohet nga hetimet.

Njoftimi i policise :

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 16:35, në fshatin Grude e Re, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të bagazhit të automjetit të shtetasit G. L., 35 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.