Makina e Eljon Hatos raportohet të jetë zbuluar këtë të premte në Sauk të Tiranës.

Sipas burimeve të gazetarit Besar Bajraktaraj, forca të shumta policie mësohet se janë vënë në ndjekje të të shumëkërkuarit, megjithatë për momentin nuk ka ende gjurmë të tij.

Dy muaj më parë, me dhjetëra forca të RENEA-s dhe FNSH-së u angazhuan për të kapur Eljon Haton, një emër i njohur i botës së krimit, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje, si pjesë e dosjes “Metamorfoza” që po hetohet nga SPAK (Lexo më shumë).

Por ndërhyrja e befasishme e mbi 50 forcave speciale në banesën dy katëshe të vëllait të tij në fshatin Grudë të Shkodrës, duke kapërcyer muret rrethuese dhe telat me gjemba, përfundoi pa sukses. I shumëkërkuari nuk u gjet. Dyshimet janë se ai mundi të largohet përpara ndërhyrjes.