Gazetari, Sokol Bregu në një intervistë në Ora News foli për atentatin në Shkodër ku u plagosën 2 persona, njëri prej të cilëve student i akademisë së policisë.
Bregu u shpreh se atentati ishte jo i menduar mirë dhe se autorët kanë lënë gjurmë. Sipas Bregut, policia brenda 24 orësh do bëjë edhe arrestimet e para për këtë ngjarje.
Bregu: Mënyra se si është krijuar atentati me një qitje të jashtëzakonshme, me shumë shkrehje të jep një ide që është një atentat jo i menduar mirë.
Nga mënyra se si e ka parë policia, kanë lënë shumë gjurmë.
Për të cilën policia beson se brenda 24 orësh, nga ky moment do ketë edhe arrestimet e para për këtë ngjarje.
Ka gjurmë në vendin e ngjarjes, ka disa kamera të cilat kanë dhënë një qasje për identifikim.
Mendoj se janë nën kontroll lëvizjet e personave që e kanë shkaktuar këtë atentat.
Realizimi i atentatit ishte amatoresk. Duket që nuk është atentat me pagesë.