Një 42-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Malësinë e Madhe. Arrestimi i 42-vjeçarit ka ardhur pasi ai ka dhunuar bashkëshorten.

Më tej në njoftimin e policisë bëhet me dije se pas kontrolleve në banesën e të arrestuarit janë gjetur një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i plotë:

DVP Shkodër/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin V. D., 42 vjeç, banues në fshatin Vakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi municioni luftarak.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.