Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka humbur shumë me ndasitë. Kreu i qeverisë e cilësoi Shkodrën si viktimë të këtyre ndasive, që sipas tij është përdorur me vite me radhë nga pushteti (i Berishës) vetëm për të pasur njerëz të verbër për të ruajtur karriget e tyre.

“Shihej si një pronë e disave dhe jo si një hapësirë ku të gjithë mund të hyjnë, e ndërveprojnë me të edhe pa qenë pjesë e saj. Kjo është ajo që kam dashur të them prej kohësh kur shumëkush u hodh përpjetë nga shprehja përtej të majtës dhe djathtës, Shqipëria ka humbur shumë kohë më ndasi që nuk i kanë shërbyer as ushqimit të shëndetshëm të politikës së ndarë natyrshëm në kahe dhe palë të ndryshme, po ri kanë shërbyer vetëm atyre që kanë dashur të kenë sa më shumë njerëz të verbër nga mbrapa për pushtetin e tyre. Duke thënë ne jemi të djathtë ata komunistë. Shkodra është viktima më kuptimplotë e djallëzisë së kësaj ndasie, se qëndroi e ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë qëndroi e ndarë nga rruga e zhvillimit të tjerëve”, tha Rama.