Me rastin e fillimit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult i ka dërguar një mesazh urimi Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Në mesazhin e dërguar nga arqipeshkvi Angelo Massafra thuhet:
“Shumë i nderuar Imam Muhamed SYTARI, Myfti i Shkodrës,
Vëllezër dhe motra myslimane në Shkodër!
Në emrin tim personal dhe në emër të Arqipeshkvisë së Shkodër-Pult, dua t’ju uroi muajin e Ramazanit. Fillimi i këtij muaji le të jetë fillimi i një përvoje më të fortë me Zotin, i një bashkimi me Hyjin dhe me urdhërimet e Tij.
Në këtë muaj të agjerimit, lutjes dhe të solidaritetit, çdo besimtar lutet më tepër dhe bëhet solidar me nevojtarët. Ndërkaq që ju filloni Ramazanin, Ne katoliket vazhdojme Kreshmet: domethënë edhe ne jemi në kohën e lutjes, agjerimit dhe solidaritetit: prandaj të ia kushtojmë Zotit këto lutje dhe sakrifica të përbashkëta për rikthimin e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës dhe midis Hebrenjve dhe Palestinezëve ne Tokën e Shenitē. Zoti na i degjoftë lutjet tona të përbashkëta. Edhe një herë ju uroj fryte të shumta shpirtërore!