Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci pa disa prej punimeve të kryera në qytet për fasadat e disa prej pallateve të cilët tashmë janë transformuar dukshëm nga gjendja e tyre e mëparshme.

Gjatë rrugës për të shkuar në lokalin ku e prisnin ministrat e kabinetit qeveritar të cilët ishin të pranishëm në mbledhjen e sotme me kryebashkiakët e vendit, kryebashkiaku Benet Beci i vuri në dukje faktin që në Shkodër nuk ka pasur asnjë semafor dhe se procesi për vendosjen e tyre do të vijojë gjatë javës së ardhshme. Ndërsa kryeministri tha se arsyeja është se kryebashkiaku paraardhës Bardh Spahia ka pasur qëllim rrëzimin e qeverisë, jo zhvillimin e qytetit.

Benet Beci: S’ka asnjë semafor në Shkodër, tani që kaluam ne ishte i pari këtu. Po për një javë besoj i vendosim.

Rama: Normale se nuk kishte semaforë se e kishin mendjen ‘hajde të shkojmë të rrëzojmë qeverinë’.

Gjatë ecjes, Rama u takua edhe me disa prej qytetarëve, me të cilët u ndal për të bërë foto.