Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar Ligjin për Marrëveshjen midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna, duke hapur kështu rrugën për nisjen e punimeve.

Ky investim pritet të ndikoj në zhvillimin e turizmit dhe rritjen e ekonomisë

Ura me gjatësi 310 metra që do të kushtojë rreth 20 milionë euro do të financohet përgjysmë nga qeveria malazeze dhe ajo shqiptare dhe do të shkurtojë rrugën nga Plazhi i Madh i Ulqinit deri në Velipojë.

Kjo urë do të ndryshojë tërësisht mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për t’i aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km, rrugë që pas ndërtimit të urës do të shkurtohet në vetëm 310 metra.