Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Drin, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve, kanë kapur në flagrancë tre shtetas, teksa kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme.Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi Sh. D., 33 vjeç, pronari i subjektit ekonomik, për llogari të të cilit merreshin inertet. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punëtorë të këtij subjekti, konkretisht shtetasit B. D., 39 vjeç dhe S. A., 25 vjeç. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shfrytëzonin “Drinin” për të marrë inerte, sekuestrohen 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte
Related Posts
Sot reshje shiu në gjithë vendin, Shkodra e Lezha dy qarqet e rrezikuara
Ditën e sotme vendi ynë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të…
Kryebashkiaku i Pukës kërkon fonde, Rama: S’më ka ardhur ndonjë projekt…
Kryetari i bashkisë Pukë Rrok Dodaj parashtroi sot disa problematika, për të cilat kërkoi zgjidhje nga kryeministri Edi Rama. Së pari për fasadat në qytetin e Pukës dhe së dyti…