Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Drin, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve, kanë kapur në flagrancë tre shtetas, teksa kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme.Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi Sh. D., 33 vjeç, pronari i subjektit ekonomik, për llogari të të cilit merreshin inertet. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 punëtorë të këtij subjekti, konkretisht shtetasit B. D., 39 vjeç dhe S. A., 25 vjeç. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shfrytëzonin “Drinin” për të marrë inerte, sekuestrohen 1 ekskavator dhe 2 kamionë të mbushur me inerte
Related Posts
Luizi, Egla apo…? Cilët banorë do të shkëmbehen mes “Grande Fratello” dhe “Big Brother VIP Albania”
Një dokumentar për eksperimentin special “Big Brother” po transmetohet këtë mbrëmje në ekranin e Top Channel, 24 orë para nisjes së edicionit të katërt të “Big Brother VIP 4”. Këtë…
“E takova në 2007, ishte me djalin”, Frederik Ndoci tregon jetën e Parashqevi Simakut në SHBA: Nuk i pranonte ofertat sepse…
Këngëtari i njohur Frederik Ndoci në një intervistë të dhënë për Top Channel, ka reaguar pas publikimit të videos së Parashqevi Simakut dhe rikthimit të saj në publik. Ai u…