Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka qenë sot në SPAK. Ai pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ka folur për gazetarët, teksa është pyetur për vijimin e hetimeve dhe detaje të tjera lidhur me çështjen e “Sterilizimit”. I pyetur nëse do të pranojë verdiktin përfundimtar të SPAK javën tjetër për Sterilizimin, ai u shpreh se beson se e drejta e tij do të përballet në gjykatë dhe jo në prokurori.
Sa i përket akteve hetimore për të cilat SPAK ka vendosur një shumë prej 120 mijë lekësh për t’i tërhequr, ish-ministri tha se kur ka kërkuar aktet i është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Ai tha se duhet “të ndahet” nëse është person në hetim apo palë e tretë lidhur me këtë rast.
Zoti Beqaj javën tjetër pritet që SPAK të marrë verdiktin përfundimtar për Sterilizimin, a do e pranoni sidoqoftë vendimmarrja e prokurorisë?
Së pari më lejoni t’iu uroj juve 8 Marsin dhe ndjesë nëse ardhja ime e përjavshme këtu ju ndalon nga të qenit me ata që keni dëshirë. Unë jam i hapur për hetimet që në krye të herës dhe besoj se e drejta ime do të përballet në gjykatë dhe jo në prokurori.
Për aktet hetimore SPAK ka vendosur një shumë prej 120 mijë lekësh nëse do t’i merrni, si do t’i siguroi aktet?
Unë jam përpjekur të jem në marrëdhënie institucionale me institucionet e drejtësisë, dhe javën tjetër do të ketë një tjetër seancë për këtë çështje. Unë kam 4 muaj në hetim dhe kur kam kërkuar aktet më është vënë para një urdhër i kancelares që flet për palë të treta. Atëherë duhet të ma ndajnë, a jam në hetim apo palë e tretë. Si palë e tretë ka çështjet të tjera, por unë jam person në hetim dhe udhëzimi i SPAK flet për një procesverbal që mban prokurori shënimet e shpenzimeve, jo personi në hetim. Duhet ta ndajnë çfarë jam
Keni thënë se duhet të hetohet edhe zbatimi i kontratës koncesionare, kemi parë edhe pasardhësen tuaj zonjën Manastirliu në SPAK, a referoheshit faktit të thirrjes së zonjës Manastirliu?
Kam kërkuar të hetohet pse nuk u vu në punë 2 vjet e gjysmë por u mbajt aty kur nevoja ishte ulëritëse dhe avantazhet që ka sjellë kjo kontratë në krahasim me kohën kur nuk përdorej centrali i sterilizimit.