Kryetari i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi rrëfeu se pjesa më e madhe e anëtarësisë së Partisë Demokratike është e bashkuar. I ftuar në emisionin “Opinion”, Bardhi tha se në Grupin Parlamentar janë 80-90 përqind e deputetëve.
Sipas nënkryetarit të PD, një numër i vogël nuk është bashkuar ende me ta por ai është i bindur se edhe ky grup do të ndërgjegjësohet kundra qeverisë aktuale. Për më tepër Bardhi theksoi se detyra kryesore, është ti shërbejnë PD-së dhe Shqipërisë.
“Janë rreth 43 apo 44 deputet, por unë nuk i quaj kolgët numra. Në grupin Parlamentar jemi 85 apo 90% të deputetëve. Është dhe një pjesë e vogël e deputetëve që është rreshtuar pranë Lulzim Bashës. uroj që edhe ata t’i thërresin aryse. Rreth 95% e bazë së anëtarësisë është e bashkuar. Ky është një lajm i mirë dhe një lajm i keq për PS. Ndërkohë është një numër i vogël veç, por edhe ajo pjesë do të ndërgjegjësohet dhe të bashkohen kundër Edi Ramës. Detyra jonë është t’i shërbejmë PD dhe mbi të gjitha Shqipërisë.” -tha Bardhi.