Policia e Shtetit ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Oborri Mbretëror, se kanë qenë uniformat blu që kanë bërë publike videon e sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias.
Përmes një komunikimi për mediat, Policia e Shtetit thekson se nga ana e tyre janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Ndërsa mohon kategorikisht që video të ketë dalë nga institucioni i Policisë së Shtetit.
Deklarata:
Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se:
Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë.