Vllaznia është gjysmëfinalistja e katërt e Kupës së Shqipërisë. Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Vllaznia fitoi 6-1 kundër Erzenit dhe merr një biletë për më tej. Paçka se rezultati 6-1 tregon shumë, shkodranët s’e kanë pasur të lehtë, me ndeshjen që shkoi me shtesë dhe u deshën 120 minuta për të vijuar më tej. Erzeni sfidën e parë e kishte fituar 2-1 dhe Vllaznia u imponua në shtëpi.

Mala dhe Balaj shënuan në pjesën e parë për avantazhini e dyfishtë të Vllaznisë, teksa Atanda la Erzenin me një lojtar më pak. Autogoli i Stojanovic e dërgoi rezultatin në 2-1 dhe ndeshja u drejtua drejt shtesës prej 30 minutash.

Vendasit u treguan të papërmbajtshëm dhe shënuan tripletë me Gomes si edhe Balaj. Kështu, me rezultatin 6-1 sot Vllaznia kalon më tej.