Një zjarr ka rënë në mëngjes pranë varrezave të Rrmajit në Shkodër. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, zjarri ka përfshirë godinën e rojës së kishës, e cila është shkrumbuar totalisht.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikësve ka bërë neutralizimin e zjarrit.
Dyshohet që shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në kabinën e rojës së kishës.