Në vazhdën e ndryshimeve në drejtoritë rajonale të Qarkut Shkodër, ka ardhur edhe zëvendësimi i radhës. Në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve është larguar drejtori Sidrit Istrefi dhe në vend të tij është emëruar Agron Hasanaj.

Hasanaj vjen nga një përvojë e gjatë pune në sistemin bankar, në nivelin e dytë të saj, duke drejtuar filiale të bankave të rëndësishme në Shkodër dhe në nivel qarku.

Po ashtu, Agron Hasanaj ka mbajtur për rreth 3 vite pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Kontrollit Tatimor ndërsa ka qenë edhe titullar i komanduar për rreth 3 muaj në postin që rikthehet sot.

Agron Hasanaj, është lindur dhe rritur në fshatin Nicaj të zonës së Dukagjinit në qarkun e Shkodrës. Ai ka mbaruar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Shkodrës në degën Administrim- Biznes dhe ka punuar për rreth 13 vite në sistemin bankar në Shqipëri.