U kishte mbet koha e ndalun brezave me rradh te tan qytetit, sepse dikush e paska kuptu qe para 32 vjeteve se nuk u duhej má Ora shkodranve per 32 vjet.

Fsheh’si i ores se qytetit deshironte qe nji dite ta kthente prap, po kujt?

Kalonin mbi qytet nomenklatura te reja kalonin vite, termete, rrenime, dhunime, tubime, largime, harrime, shkelje, mashtrime, festivale, tritol, tubime, premtime, karnivale ..nga ndonje here digjesh dordoleci(!!!).

Qyteti mbahesh peng ne emer te besnikeris ndaj gjysem birit te vetshpallun i lindun shkodran (tepelene e gjakove.) Perfitoi nga ky fakt edhe shtepia e Oso Kuka-s me u ba muzeum… se Osoja e kish pas per nder qe pasi u dogj ne kull te barotit ne Cetine do kish mbet as legjent do kish hup siç hupi ne tymin e fuçive te barotit kur ia dha flaken.

U shemb shtepia e Gurakuqve per te mbijetue historia e akteve e heroit te perestroikave kombtare te cilit shkodra post-perestroikane i ndej aq besnik, sa edhe sot disa (jo shum shyqyr) klithin e qirren me dy gishtat ne forme V, atje ne Tiran, poshte katit te 6 te pallatit te ikones se fundit te komunisteve stoik. “Pluralizem do t’ thote”-thirri para mikrofonit ish presidenti i 1990.
Tani e tutje me qe partia meme krijoi grupin e par Opozitar PD PR PDK PSD etj
PS do jet vazhdimi i PPSh.

Kush me e marr vesh se pluralizmi ish dhurat nga Ora e keqe? Nuk ishte fitue me gjak.
Kush ta mirrte vesh se duhej besue edhe pas dekadash se PD ishte e djathta rrene kunder ish antareve te byrose qe u denuen pa meshire se na vodhen kafene. Per cdo kokerr kafene duheshin denuar.
Ne javet e para te dhurates qe sapo u besue, naten nji nostradamus shkodran, ngrihet sommabul, (ndoshta i vetem) ngarkon Sahatin apo ndoshta vet Ora e Shkodres i lutej per nate dhe i kerkoi ndihme ta strehonte, qe turma ta coptonte edhe kete si coptoi ne emer te demokrateve Uzina Fabrika reparte dushtarake plantacione vreshtash pyje ndertesa njerez.

E mori Oren e jo sahatin.
“Kjofte sahati i hajrit”
Thirri ndergjegja e shpirtrave per rreth.
Ai ia fshinte pluhurat fillimisht sahatit per ta shnderru ne Ora e Shkodres per cdo dite.
E ledhatonte. Lindja e perendimi i diellit edhe pse konsumonte jeten e tij ai dashurohej me Oren e qeshte dhe tallej…me ata qe nuk e kishin me ata qe as nuk interresoheshin se kur e si Ju vdiq Ora apo i Iku Ora. Ah bani qejf por Ora asht ketu, e ju Oren e Shkodres ku e keni?!?.
Atij nuk i mbushej mendja se cdo kontigjent i ri i monizmit te dyte nuk sillte diçka sa do pak progres, pra nuk ishin te duhurit. Ky paska kene komunist i devotshem dhe opozite 32 vjeçare.
Por jo besa.

E paska dasht Shkodren krejt si un qe “e due ma shum se partite.” Kush ban sadopak per shkodren per mu e shum open minds asht i duhuni. Paska ken jo opozitar por nga njerezit edhe me ca hije ne te kaluemen. E atij i dukej se ne tan keta dekada, edhe pse koha po konsumohej keq e aq shpejt por disi po ngazellehej, se paku ai ishte me Ore. Sepse dikush qytetit po ua vidhte sekondat minutat javet muajt vitet jeten, ne nji menyre a nji tjeter edhe ketij. Para disa ditesh ky heroi i pa emen, pa operacion okulistik, i pa detyruem nga forcat e policise, u vetdorezue.
Ndoshta ai asistoi ne djegien e dordolecit te karnivaleve ma te bukura e masive ne 150 vjet ne qytetin e tij. E imagjinoj te perlotuem sepse ma ne fund erdh dita…e shum pritur.
Mendoi
“Shkodres iu kthye Ora”Per ne Geget Ora ka nji personifikim shum ma te madh se fati, sepse e lidhin me ShtoiZo’vallet e me Oret e Maleve,
“Ndihmo Zot e Ora e Shales”, kaluen breza me rradhe.
Ska pas ofendim ma te madh me t’ofendue:”te vdekte Ora”
Oret (Zanat) e Maleve vallzonin ne prani te Herojve te tyne mitologjik.
Oret shuenin etjen trimave.
Oret ushqenin me qumshtin e gjirit te tyne dhe bekonin herojt e ardheshem.
Oret po te mallkonin e ishte katastrofe e ardhmja ne pergjithsi per at njeri, per at fis, per at krahine, per at shtet.
Oreve shpesh Zeusi i a plotsonte deshiren edhe me i gjuejt me rrufe ata qe i lendonin, dragojt diajt dhe reptilat.
Me pranine e bekimin e Oreve paralajmerohesh edhe ndrrimi i epokave dhe miresive, psh mitologjia thot se Oret rriten me qumshtin e gjirit edhe Aleksandrin, Pirron, Gentin , Teuten, Bardhylin, Gjergjat, Mujon e Halilin …
Epoke e re
Shqipnise pak ma perpara por: tashmá Shkodres iu kthye Ora.