Sipas të dhënave të INSTAT, qarku Shkodër ka thuajse 1000 biznese më pak në harkun kohor të 4 viteve te fundit. Natyrisht që 80% e këtyre bizneseve janë në bashkinë Shkodër që ka pasur rënien më të madhe të bizneseve në raport me bashkitë e tjera të qarkut ku sipas INSTAT shifrat flasin për 83% të biznseve të mbyllura.

Secili le t’i bëjë llogaritë vetë se sa i dobishëm për biznesin është Qeveria ikonë e korrupsionit që për çdo vit ka mbyllur 200 biznese vetëm në bashkinë e Shkodrës. Në nivel qarku,Shkodra është njëkohësisht ndër më të goditurit nga varfëria,ndërsa shpenzimet e Qeverisë janë vetëm 0 dhe 0 në infrastrukturë rrugore!