ABC News ka siguruar ekskluzivisht momentin e shpërthimit në një kapanon në Lushnjë, si pasoje e të cilit një person humbi jetën dhe tetë të tjerë mbetën të lënduar, mes të cilëve dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela.

Në pamje, shfaqen disa persona, të cilët pas shpërthimit vrapojnë të tmerruar dhe largohen me vrap nga vendi i ngjarjes. Deputeti socialist, Bujar Çela, i është nënshtruar një operacioni, ndërsa disa prej të lënduarve janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë të specializuar.