Në Kampionatin Botëror të Atletikës për sallat e mbyllura që po mbahet nga datat 1-3 mars në Glasgow të Skocisë në Britaninë e Madhe, atleti shqiptar Franko Burraj u kualifikua për në gjysmëfinalen e 400 metrave, gara e tij e preferuar, me kohën 46.86 sekonda, ose vetëm 3 të qindtat më pak se rekordi kombëtar që mbahet nga po ai vetë.
Atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj është i pari atlet shqiptar mashkull që do të marrë pjesë në një gjysmëfinale botërori. Gara e gjysmëfinales do të mbahet po sonte në orën 21:10 me orën lokale (22:10 me orën tonë).