Një anëtar i një grupi të organizuar kriminal ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm nga të shtënat me armë zjarri në Tivar, kanë konfirmuar për “Vijesti” jozyrtarisht nga Drejtoria e Policisë. Ata nuk e bënë të ditur identitetin e të vrarit. Sipas “Vijesti”, ka mbetur i vrarë Edmond Mustafa.
Policia ka bllokuar qytetin dhe është në kërkim të një ose më shumë autorëve. Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën ‘Marshall Tito’ thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.