Janë rreth 70 familje të cilat prej vitesh kanë ardhur nga zona të largëta duke u zhvendosur në periferi të qytetit të Shkodrës.
Krahas vështirësive të shumta, ata po përballen me mungesë të theksuar shërbimesh. Pa rrugë, pa ujë të pijshëm dhe me shkëputje të vazhdueshme të energjisë elektrike.Banorët thonë se ujin e blejnë ndërsa apelojnë drejt institucioneve që të kthejnë sytë nga kjo zonë e lënë në harresë.