Grupi Task- Force i ngritur nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër, vijon verifikimet në terren për debitë për ujin e pijshëm nga subjekte të ndryshme, biznese dhe familjarë.

Ndërkohë në gjithë qarkun Shkodër janë evidentuar 21.200 debitorë prej të cilëve rreth 15 mijë abonentë me pagesa të prapambetura, vetëm në territorin e bashkisë Shkodër.

I bëjmë thirrje qytetarëve por edhe bizneseve, ti drejtohen qendrës tonë të klientit për të shlyer detyrimet e tyre.