“Drejtësia është miqësore me ty!”
Në Bashkinë Shkodër, me mbështetjen e Qendrës për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” e UNICEF Shqipëri, me ftesë nga kryetari i Bashkisë Shkodër Z. Benet Beci, u organizua Tryeza Vendore e Bashkëpunimit Ndër-Institucional për Drejtësinë për të Mitur me qëllim parandalimin, mbrojtjen, rehabiliimin dhe riintegrimin e të miturve në kontakt/konflikt me ligjin.

Me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të institucioneve të administrimit të drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile, palët u dakordësuan dhe u angazhuan për mundësimin e një përgjigjeje ndërinstitucionale për zbatimin e drejtësisë miqësore për të miturit në kontakt/konflikt me ligjin, angazhim ky qe u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Kjo marrëveshje, përmes koordinimit të Bashkisë Shkodër dhe me mbështetjen e Qendrës së Zhvillimit Komunitar “Sot për të Ardhmen” e UNICEF, synon nxitjen e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërinstitucional për të ofruar për të miturit në kontakt/konflikt me ligjin shërbime ndërdisiplinore në nivel vendor, për një shoqëri të shëndoshë, të sigurtë dhe paqësore.
Eventi u shoqërua me 2 aktivitete të realizuara nga të rinjtë e shkollave “28 Nëntori” dhe “Oso Kuka”, si ekspozita me piktura dhe flash mob me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin komunitar për drejtësinë miqësore për të miturit në kontakt/konflikt me ligjin.