Në fjalën e mbajtur sot pasdite përpara mbështetësve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se një Shqipëri pa opozitë është synimi i Edi Ramës dhe i narkoregjimit të tij.

Berisha kërkoi që Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës të dërgojnë një mision faktmbledhës sa i përket zbatimit të reformës në drejtësisë.

Sipas tij, drejtësia është sistemi më pengmarrës i ngritur në Europë dhe i kapur nga kryeministri Edi Rama.