në ngjyra qytetet të Shkodrës duke sjellë për tre ditë me radhë një atmosferë magjike.
Festimet u mbyllën sot nga një spektakël me karvanin e karnavaleve që përshkoi rrugët e kryeqendrës së veriut. Qytetarët e veshur me kostume shumëngjyrëshe e maska parakaluan në rrugët e qytetit duke dhënë një panoramë mbresëlënëse si në shumë qytete europaine ku festohen karnavalet. Ndërkohë u bë dhe djegia e dordolecit që simbolizon djegien e fenomeneve negative duke pritur ardhjen e stinës së pranverës.
Edhe të rinjtë e Tuzit në Malin e Zi, ia kthyen vizitën qytetarëve Shkodranë, duke u bërë pjesë e Karnavaleve.
Ftesa erdhi nga Këshilli i Karnavaleve të Shkodrës. Është një qytetet më të bukura dhe më të dashura edhe për ne nga Tuzi”, thanë të rinj nga Tuzi.
Festës së maskave dhe ngjyrave iu bashkua edhe kryeministri i Edi Rama së bashku me familjen e tij në shoqërinë e kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci.
Lezeti i kësaj feste, padyshim ishin edhe të huajt që kishin zgjedhur Shkodrën për të shijuar fundjavën.
Unë jam nga Kanadaja, por jetoj në Tiranë. Erdhëm në Shkodër për paradën e karnavaleve. Më pëlqen, është diçka e re”, tha një i huaj.
Dy ditët e para të Karnavaleve iu dedikuan nxënësve të shkollave, të cilët sollën një atmosferë të mrekullueshme me performimet e tyre.
Tradita e karnavaleve në Shkodër daton që në vitin 1864, ndërkohë që zbukurimet me një dekor shumëngjyrësh kanë përfshirë gjithë qytetin. Padyshim që kjo është një nga festat që nuk njeh moshë e as gjini, por atmosfera festive i ka mbledhur të gjithë në Shkodër për të shijuar magjinë e maskave dhe kostumeve me personazhe.