Prej tre ditësh rrugët e qytetit të Shkodrës janë pushtuar nga festimet e karnavaleve. Mijëra qytetarë, të rinj, por edhe të huaj iu bashkuan festimeve dhe atmosferës së krijuar në Shkodër.

Muzika, këngët e vallet përfshinë për 3 ditë rresht qytetin. Rrugët ishin të mbushura kudo me qytetarë që mbanin maska veneciane e kostume shumëngjyrëshe.

Shqiptarja.com përmes kësaj fotogalerie iu sjell magjinë e krijuar në kryeqendrën e veriut.
Dy ditët e para të Karnavaleve iu dedikuan nxënësve të shkollave, ndërsa sot karvani i karnavaleve përshkoi rrugët e qytetit të Shkodrës. Në fund u bë edhe djegia e dordolecit.