Një natë më parë në Shkodër, është vjedhur një automjet tip “Audi Q5″ në lagjen “Qemal Stafa”.
Automjeti është në pronësi të një 49-vjeçari, ndërsa policia vijon punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin ose autorët.
NJOFTIMI I POLICISË:
Gjatë natës, në lagjen “Qemal Stafa”, është vjedhur një automjet “Audi Q5”, në pronësi të shtetasit B. Sh., 49 vjeç. Policia vijon të punojë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.