itën e sotme shënohen 33 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha. Rrëzimi i bustit të Hoxhës më 20 Shkurt 1991 është padyshim një ndër ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Busti u rrëzua në një kohë kur vendi ndodhej në një situatë të rënduar politike. Kishte vetëm dy muaj që ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri më 31 mars 91.
Revolta popullore kishte nisur që me protestat e studentëve me fund të dhjetorit për t’u shpërndarë më pas në çdo qytet të Shqipërisë. Rrëzimi i busteve të diktatorëve komunistë kishte nisur në Shkodër me rrëzimin e bustit të Stalinit dhe po shpërndahej me shpejtësi në gjithë vendin.
Një natë para shembjes së bustit në qendër të Tiranës një grup i madh studentësh vendosën të hyjnë në grevë urie, duke përcaktuar një sërë kushtesh drejtuar qeverisë së PPSH ndër të cilat edhe heqjen e emrit Enver Hoxha universitetit të Tiranës.
Pas këtyre protestave, më 20 shkurt të vitit 1991, qytetarët e Tiranës u bashkuan në një tubim madhështor, i cili u finalizua me rrëzimin e monumentit të diktatorit Enver Hoxha. Kjo datë shënoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri. Një nga kavot që u përdor për të tërhequr monumentin, gjendet i ekspozuar në Pavijonin e Terrorit Komunist, pranë Muzeut Historik Kombëtar.