Situata epidemiologjike po shkon drejt përmirsimit në Shkodër, pas një periudhe ku numri i të infektuarve ishte i lartë duket që shifrat flasin për një zbritje të rasteve.
Më i përhapuri gjatë kësaj periudhe është viroza e gripit bën të ditur mjekja Dhurata Hysa. Hysa thotë se aktualisht regjistrohen rreth 400 raste në javë të prekur nga virozat dhe më të prekurit janë moshat pediatrike të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
Mjekët apelojnë ndaj qytetarëve për kujdes të përgjithshëm, një ushqim i shëndetshëm duke forcuar imunitetin, po ashtu të shmangen ambjentet e mbyllura me shumë njerëz.