Hedhja e mbetjeve urbane dhe atyre ndërtimore pranë vijës së Vrakës në bregun e liqenit të Shkodrës është kthyer në shqetësim për bashkitë e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe, duke qënë se kjo pikë ndan kufirin mes dy bashkive.

Në tetor të vitit të kaluar nënkryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Sytki Ndrecaj tha se po punohet mes dy bashkive për të ngritur një Task-Forcë të përbashkët për pastrimin si dhe për ruajtjen e vijës liqenore, por situata nuk kanë ndryshuar aspak.

Për peshkatarët e zones, depozitimi i këtyre mbetjeve përveç mjedisit përreth po rrezikon të dëmtojë edhe resurset peshkore.

Hapësira ujore e Liqenit të Shkodrës shpesh herë ka qenë në fokus të debateve në tre dekadat e fundit duke qenë një pasuri kombëtare që nuk mbrohet sa duhet. I ndarë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ai konsiderohet një pasuri natyrore ndërkufitare dhe për sa i përket madhësisë, është më i madhi në Ballkan.