Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia në Vaun e Dejës pasi tentoi t’i vinte flakën një automjeti dhe fasadës së një supermarketi.
Në pranga ka rënë Gjergj Dajani, 41 vjeç banues në fshatin Stajkë. Dyshohet se 41 vjeçari në datën 15 shkurt ka hedhur një shishe me benzinë drejt fasadës së supermarketit me administrator 41 vjeçarin L.M. Fatmirësisht nga ngjarja nuk janë shkaktuar dëme.
Gjithashtu në datën 17 shkur, ka hedhur një shishe me benzinë në drejtimt të automjetit tip ‘Benz’ në pronësi të 49 vjeçarit B.S në fshatin Shelqet.
Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës, që mund të jenë kryer nga i arrestuari.