Klaudio Ndoja dhe Franko Bushati ishin të ftuarit e radhës në episodin 4 të sezonit 3, të podkastit “Flasim”.
Kryeministri u shpreh se dy të rinjtë janë të përfshirë me Federatën Shqiptare të Basketbollit, ndërkohë që shkëlqimin në sportin italian e arritën përmes përpjekjesh e peripecish si nëpër filma.
“Mirë se keni ardhur në përpjekjet pa fund për ndryshimin e këtij vendi në fushën tuaj të kompetencës”, i uroi kryeministri mirëseardhjen dy të rinjve.
Ata treguan se si vendosën të linin Italinë dhe të kthehen në Shqipëri edhe pse atje ishin të angazhuar në sport.
“Lidhja me Shqipërinë ka qenë gjithmonë shumë e fortë. Por kur më erdhi mundësia vendosa të kthehem në Shqipëri”, u shpreh Franko.
“Kur luan për Italinë luan për ekipin, ndërsa tani përgjegjësia është më e madhe pasi luajmë për 3 milionë banorë”, u shpreh Klaudio.
“Ju vini në një moment kur tani kemi nisur lëvizjen sportive në shkolla. Tani të gjitha shkollat që rindërtohen janë pajisura me infrastrukturën sportive. Këtë vit kemi përfshirë edhe fëmijët 8 vjeç dhe do ta zgjerojmë lëvizjen sportive në shkolla”, u shpreh Rama.